Çulev: Për shkak të shëndetit fizik të qytetarëve, është mirë ora policore të mos zgjasë shumë


Si Ministri e Punëve të Brendshme konfirmuam se vetëdija te qytetarët është gjithnjë e më e madhe dhe në përgjithësi respektohet vendimi i Qeverisë për kufizim të lëvizjes. Për shkak të shëndetit fizik të vetë popullatës, është mirë që ora policore të mos zgjasë shumë, theksoi ministri i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev.

Ai sot ishte për vizitë pune në rajonin e Ohrit dhe Strugës ku vizitoi disa pika policore, si dhe karantinën më të madhe shtetërore, hotelin “Drin” në Strugë ku për momentin janë akomoduar gjithsej 200 shtetas të Maqedonisë, kryesisht mërgimtarët tanë në Itali.

Çulev e përshëndeti disiplinimin e qytetarëve në drejtim të ballafaqimit me pasojat e epidemisë së koronavirusit, si dhe të personave që janë në karantinë përkatësisht vetizolim ashtu edhe të tërë popullatës.

Çulev: Për shkak të shëndetit fizik të qytetarëve, është mirë ora policore të mos zgjasë shumë

Në lidhje me zjarrin e mbrëmshëm në kafe-barin “Fontana” në qendrën tregtare “Mavrovasja” në Shkup, Çulev theksoi se është herët të jepen komente derisa ende është në rrjedhë hetimi për rastin. Tha se kontrollohen incizimet e kamerave të sigurisë që do të ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave rreth lëndës për të cilën veprohet.

Në lidhje me akuzat e LSDM-së për veprim të policisë gjatë sistemimit të donacionit të pakove humanitare në Strumicë, Çulev theksoi se është vepruar sipas procedurave dhe standardeve të përcaktuara në rrethanat përkatëse.

Ministri e shfrytëzoi rastin qytetarëve dhe pjesëtarëve të MPB-së t’ua urojë festën e punës 1 Majin.

Baby Boo