A do të pranonte Abdylmenaf Bexheti të ishte kryeministri i parë shqiptar?


Akademiku Abdylmenaf Bexheti në emisionin “10 MINUTA” ka shuar zërat që qarkullojnë në publik, se do të jetë kandidat mbipartiak për postin e kryeministrit shqiptar.

Bexheti deklaroi se gjendet në gjysmën e mandatit të rektorit të Universitetit të Evropës Juglindore, prandaj një post si i kryeministrit do të ishte i pamundur në agjendën e tij.

“I kam edhe dy vjet të mandatit, kjo është e pamundur në agjendën time, prandaj nuk do të doja t’ju referoja një përgjigjeje me po ose jo. Nuk është çështja me po ose jo”, tha Bexheti./TV21

Baby Boo