Shënohet vdekja e parë nga koronavirusi në Zvicër


Një grua 74 vjeçare ka ndërruar jetë të mërkurën mbrëma. Vdekja e parë nga virusi korona është regjistruar të mërkurën mbrëma në Zvicër.

Kjo ka ndodhur në Kantonin Vaud, në perëndim të Zvicrës, përcjell albinfo.ch. Gruaja 74-vjeçare ka ndërruar jetë të mërkurën në mbrëmje, njoftuan sot autoritetet zvicerane.

Ajo ishte shtruar në spitalin e Lozanës, derisa detajet e tjera do të jepen sot gjatë ditës në një konferencë për media.

Gruaja, e cila kishte edhe sëmundje kronike dhe kështu konsiderohej me rrezik të lartë, kishte qenë paciente në Spitalin Universitar të Lausanne (CHUV) që nga e marta.

Autoritetet kantonale thanë se më shumë informacion do të jepen në një konferencë për shtyp këtë pasdite./albinfo.ch.

Baby Boo