A do të jetë ministër i brendshëm? Mexhiti nuk e mohon

Në pyetjen vallë Izet Mexhiti do të jetë ministër i Punëve të Brendshme në qeverinë e ardhshme, dhe se a kanë filluar të ndahen resorët, Mexhiti u përgjigj se “do të flasim ditëve në vijim”, shkruan TV21. Kryetari i LD-së një gjë të tillë nuk e mohoi, ndërsa se ai do të jetë i pari i policisë ka publikuar ditë më parë portali “Nacionale” në Kosovë.

Jozyrtarisht përflitet se tashmë në këtë drejtim po punohet me grupet punuese. TV21 dje pyeti edhe liderin e BDI-së Ali Ahmetin, por ai u përgjigj me ironi duke thënë se se do të ndihej shumë i sigurt me Mexhitin ministër të Brendshëm.

TV21: Z.Mexhiti dje gjatë ditës ishte një lajm që qarkullonte, se tashmë ka filluar ndarja e resorëve mes jush dhe VMRO-DPMNE-së, madje flitej edhe për ju se do të jeni ministër i Brendshëm, sa ka të vërtet këtu?

“Do të flasim ditëve në vijim”, tha Mexhiti./tv21.tv