A do të jetë i pranishëm edhe Trump në takimin Hoti-Vuçiq?!


Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump do të jetë i pranishëm në momentin e nënshkrimit të marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë në Shtëpinë e Bardhë.

Kjo është bërë e ditur në një njoftim të Shtëpisë së Bardhë, ku thuhet se Trumpi do të jetë pjesë e takimit në momentin e nënshkrimit të marrëveshjes paradite (sipas kohës në Washington).
Po ashtu Trump do të mbajë më pas një takim trilateral me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vucic.

Në njoftimin e lëshuar nga Shtëpia e Bardhë, nuk tregohet se çfarë përcakton dhe çfarë marrëveshje do të nënshkruhet, por palët kishin bërë të ditur të enjten se bëhet fjalë për marrëveshje ekonomike.
Kryeministri i Kosovës kishte thënë se ky është hap i madh drejt marrëveshjes finale, ndërsa presidenti serb kishte shtuar se nuk kanë pranuar pikën e marrëveshjes në të cilën, sipas tij, parashihej njohja e Kosovës.

Baby Boo