Arabia Saudite thirrje qytetarëve të saj: “Bojkotoni gjithçka turke”


Një embargo jozyrtare e vendosur nga Riadi për mallrat turke po minon eksportet e Turqisë jo vetëm në mbretëri dhe por edhe në vendet e tjera Arabe dhe të Gjirit , sipas të dhënave të lëshuara nga Asambleja Turke e Eksportuesve (Türkiye İhracatçılar Meclisi, ose TİM).

Për më shumë se një vit, një numër tregtarësh sauditë dhe turq kanë theksuar se Arabia Saudite ka qenë duke zbatuar një bojkot jozyrtar të importeve nga Turqia. Në tetor autoritetet saudite filluan të bën thërrje qytetarëve të tyre për të “bojkotuar gjithçka turke” pas një deklarate të Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan duke akuzuar disa vende të Gjirit për ndjekjen e politikave që po destabilizonin rajonin. Masa saudite duket se është pasuar nga fushata jozyrtare të bojkotit në vendet e tjera arabe.

Sipas statistikave të TİM, Arabia Saudite është tregu i 15-të më i madh i eksportit të vendit, me shitje të udhëhequra nga qilima, tekstile, kimikate, drithëra, mobilje dhe çelik në shumën prej 2.02 miliardë dollarë në nëntë muajt e parë të vitit, një rënie prej 16.1 përqind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019.
Në mënyrë të ngjashme, eksportet e mallrave turke në Gji dhe vendet e tjera arabe ranë në periudhën janar-gusht 2020 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, zbuluan shifrat e TİM. Eksportet e Turqisë në Emiratet e Bashkuara Arabe (-16,92 përqind), Bahrein (-17,71 përqind), Kuvajt (-4,18 përqind), Algjeri (-29,26 përqind), Marok (-13,68 përqind), Irak (-7,29 përqind), Liban ( -36,06 përqind), Egjipti (-11,89 përqind) dhe Jordania (-10,89 përqind) treguan një rënie të dukshme në vitin 2020 krahasuar me vitin paraprak.

Ndërsa një pjesë e rënies mund t’i atribuohet pandemisë, statistikat e TİM tregojnë se fushata e bojkotit saudit mund të rezultojë në një rënie më të madhe të eksporteve turke në vendet arabe.

Baby Boo