A do të bëjmë plazh në shtator? Meteorologët tregojnë si do të jetë moti


Nëse keni parashikuar të bëni pushimet në ditët e fundit të gushtit apo edhe në fillim të shtatorit jeni me fat, pasi sinoptikanët parashikojnë se duke nisur nga dita e nesërme do të kemi mot të kthjellët dhe rritje të temperaturave.
Në një lidhje telefonike për “News24”, sinoptikania Tanja Porja u shpreh se shirat do të jenë prezent vetëm gjatë ditës së sotme. Madje, sipas saj, kjo vjeshtë do jetë me e ngrohtë se normalja.

“Pjesa më e madhe e shirave ka rënë, por ka sërish një fuqizim nga dreka dhe në mbrëmje pritet që të dominojë mot i kthjellët. E mërkura deri në fundjavë kemi kthjellime në zonat bregdetare. Shirat janë vetëm sot në fakt. E marta në mesditë do të ketë rritje me 2 gradë, e mërkura sërish do ketë rritje me 2-3 gradë. Pas ditës së nesërme do rriten sërish temperaturat. Në zonat e ulëta temperaturat do jenë deri në 35 gradë celsius. Pra edhe këto ditë të mbetura të gushtit janë të nxehta.

Po punojmë për parashikimin e motit për muajin shtator, por parashikojmë që të jetë më i ngrohtë se normalja, ndërsa ende nuk kemi një sinjal nëse do kemi reshje. Parashikohet që vjeshta në tërësi të jetë më e ngrohtë këtë vit”- tha Porja.

Baby Boo