“A do e lije Ledrin të futej në Big Brother VIP”, kështu përgjigjet Sara

Partnerja e Ledri Vulës, Sara Hoxha, është shumë aktive në Instagram dhe shpesh realizon ‘intervista’ virtuale me ndjekësit e saj.
E pyetur nëse do ta linte Ledrin të bëhej pjesë e “Big Brother VIP”, Sara tha “Me këtë që na bëri Bora, patjetër që po”.

Baby Boo

Ajo iu referua ritakimit të moderatorese Bora Zemani me ish-partnerin e saj, aktorin Donald Veshaj, të cilët shkëmbyen edhe një puthje në buzë duke u kthyer në kryefjalën e mediave rozë.
Pyetjet referuar kësaj ngjarjeje vazhduan, pasi një tjetër i shkroi Hoxhës: “A të shikon Ledri si Donaldi-Borën?”.
“Po aman tani, mos na bëni të qajmë”,– iu përgjigj ajo.