Shpërthimi në Liban, çfarë është nitrati i amonit dhe pse është aq i rrezikshëm


Sipas deklaratave të kryeministrit libanez shpërthimi mund të ketë ndodhur si pasojë e 2 700 tonëve të nitratit të amonit që ndodheshe i magazinuar në port që në vitin 2013. Nëse shpërthimi ka ndodhur nga nitati i amonit le të shohim se çfarë është ky material kimik. Formula e tij është NH4NO3 dhe njihet si nitrati i amonit.  

Është një material kristalin me ngjyrë të bardh dhe i tretshëm. Nitrati i amonit është një produkt kimik industrial q[ përdoret zakonisht në agronomi si një fertilizant me përmbajtje të lartë azoti konsiderohet si një nga azotët më të mirë për pemët. Është një nga azotët më të përdorur duke qenë se është edhe më i lirë për t’u prodhuar.

Por gjithashtu është edhe një nga komponentët më kryesor që përdoret për shpërthimet në miniera dhe për hapjen e tuneleve për ndërtimin e rrugëve duke qenë kështu një nga eksplozivët më të mirë industrial. Në përgjithësi nitrati i amonit nuk konsiderohet si i material shumë i rrezikshëm por magazinimi në kushte të këqija dhe në sasi të mëdha mund të jetë vde*kjeprurës si në rastin e shpërthimit të djeshëm në Bejrut ku deri më tani ka vr*arë mbi 100 persona dhe ka pla*gosur mbi 4 mijë të tjerë.

Baby Boo