Pozita dhe opozita në nivel më të ulët teknik i vazhdojnë bisedimet për ligjin e PP-së


 Përfaqësuese të pozitës dhe opozitës sot i vazhduan bisedimet për ligjin e Prokurorisë Publike, me të cilin duhet që të zgjidhet statusi i PSP-së,  konfirmuan për MEDIAL-n nga Qeveria.

Bëhet fjalë për bisedimet në nivel më të ulët teknik, e jo mes grupeve të punës të kryesuar nga Ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska dhe avokati dhe negocuesi i VMRO-DPMNNE-së, Tono Menkinovski.

Kryeministri Zoran Zaev sot në pres konferencë shprehu shpresë se do të gjendet zgjidhje dhe se shumë propozime të opozitës janë pranuar nga pozita dhe se në Qeveri tashmë shqyrtohen propozim ligji i VMRO-DPMNE-së.

Zaevi e përjashtoi mundësinë për kushtëzimin e përkrahjes nga opozita për ligjin me mbajtjen e zgjedhjeve  të parakohshme parlamentare.

Për Propozim-ligjin për Prokurorinë Publike që e propozoi Qeveria, kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi caktoi seancë më 27 gusht.

Propozim ligji, për të cilin nevojiten  dy të tretat e shumicës, është me flamur evropian dhe do të miratohet me procedurë të shkurtuar.

Baby Boo