Video ekskluzive/persona të uniformuar dhe me maska bëjnë thirrje për rezistencë


Në një faqe facebooku është publikuar një video-inçizim nga tre persona të uniformuar dhe të maskuar të cilët u bëjnë thirrje kroatëve për rezistencë, përcjell aurorapress.online

“Kjo është porosia për tërë diasporën kroate”, thotë personi në mes në fillim të deklaratës.

Pranë tij qëndrojnë ulur edhe dy persona të uniformuar dhe të maskuar. Në prapavijë shihet flamuri kroat. Por njërit prej personave i shihet edhe një flamur i vogël gjerman në krah.

“KUR PADREJTËSIA BËHET LIGJ, REZISTENCA BËHET OBLIGIM”.

“KJO ËSHTË POROSI PËR TË GJITHË KROACINË DHE DIASPORËN”

“MOS U DORËZONI DHE MOS U TËRHIQENI NGA LUFTA”

Luftoni. Luftojeni korrupsionin! Luftojeni nepotizmin. Le të dëgjojnë se ne e dijmë dhe mbajmë mend.

Se atje ku ka patur bibliotekë tash ka qendër tregtare. Atje ku ka patur muze sot ka restorant për ushqim të shpejtë. Ku ka lulëzuar sot është shkretëtirë. Ku ka patur kujtime sot ka harresë.
Në vend të drejtësisë, luteni për lëmoshë. Në vend të atdheut, vend i huaj. Në vend të kujtimeve, harresë. Në vend të pensionit, varr. Në vend të demokracisë, reklama propaganduese.
Në vend të realitetit, numra.

Ata nga lartë na thuan “Kjo është ardhmëria të cilën ua premtuam, kënaquni në të”.
Ajo është çka na thuan dhe na gënjejnë. Kjo ardhmëri duket më tepër si e kaluar. Nëse vështrojmë më mirë mund të shohim se ata mbi ne janë njëjtë si dje. Ata të cilët sikur dje, sot kërkojnë nga ju durim, pjekuri, ndjenjë të mirë, heqje dorë dhe të dhëna. Vetëm se atë e kemi pa dhe vetëm se atë e kemi dëgjuar. Neve na kujtohet. Dhe e dimë se jetojmë në shtetin ku aktivistëve për protesta paqësore u kërcënohen me dënime me burg dhe gjobë prej 40.000 kn. Në shtetin ku ka 300.000 të bllokuar, me mijëra të dëbuar dhe qindra mijë të shpërngulur.
Në komunat ku shumica e buxhetit shkon për paga për të punësuarit në administratë.

Sipas të dhënave të OKB-së, deri më 2030 Kroacia mund të ketë nën 3 milionë banorë dhe i kërcënohet katastrofë demografike. Numri i të punësuarve është në nivelin më të ulët ndërsa numri i pensionistëve rritet, 128 kryetarë komunash, 213 zëvendësa, 20 Zhupana, 50 zëvendës, 428 shefa, 480 zëvendës dhe 8354 këshilltarë vendosin për fatin tuaj. Në një Kroaci të tillë, dhe kur me ju është askush ndërsa kundër është forca, rezistoni. Nëse jo për ju vetë, për gjeneratat që vijnë.

“KUR PADREJTËSIA BËHET LIGJ, REZISTENCA BËHET OBLIGIM”.

Dhe mos qëndroni të vetmuar në ardhmëri, thotë njëri nga personat në video-inçizim përcjell aurorapress.online
E.A/aurorapress.online

Baby Boo