Indeks Online Logo
Shpageta serbe me insekte brenda, ndodhen në tregun kosovar
Viber IconINDEKSONLINEE Shtunë, 24 Nëntor 2018 8:40
Para pak ditësh është vendosur taksa prej 100 % për produktet serbe që hyjnë në Kosovë.
Kjo taks nuk ishte e mjaftueshme dhe shumë nga këto produkte që kishin etiketa në kundërshtim me rendin kushtetues të Kosovës, po largohen nga tregu.
Por kjo nuk është e meta e vetme e produkteve serbe, në një video të dërguar në redaksinë e Indeksonline shohim që shpageta nga prodhuesi “Zitko” i Serbisë janë të mbushur përplot insekte.
Ky produkt i prishur gjendet në njërin nga super marketet në qytetin e Gjilanit, shkruan Indeksonline.
Sipas lexuesit të Indeksonline, ata janë munduar të kontaktojnë edhe me prodhuesin por kjo nuk ka qenë e mundur.
Ndryshe, në Kosovë është përhapur edhe një fushatë për bojkotimin e të gjitha produkteve serbe dhe blerjen e produkteve vendore./Indeksonline/