Mbrëmë në aksidentin në Mramor humbën jetën katër persona.
Familjarët fajësojnë eskortën e ambasadores turke si shkaktar të aksidentit.
Elfete Rashiti, 65 vjeçarja e aksidentuar mbrëmë në Mramor, u varros sot në varrezat e qytetit të Gjilanit.
Të pranishëm aty janë edhe kryeministri Ramush Haradinaj, ministri Pal Lekaj e të tjerë.
Në bisedimet e tyre me familjarë të atyre që humbën jetën, ata akuzojnë eskortën e ambasadores turke, Kivilcim Kiliç, si shkaktar të aksidentit.