Muja: VV më 14 shkurt do të marrë 53.83 %, pa llogaritur votat e diasporës


Kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja i ka hy prapë punës së vjetër duke publikuar parashikimet e tij rreth zgjedhjeve të 14 shkurtit. Ish-analisti dhe ‘parashikuesi’ i zgjedhjeve të 14 shkurtit, tash kandidat i VV’së për deputet, Armend Muja, ka thënë se mbështetja ndaj Lëvizjen Vetëvendosje është 53.83%, pa përllogaritur votat e diaspores.

“Mbështetja për Lëvizjen Vetëvendosje është 53.83%, pa përllogaritur votat e diasporës. Në mbrëmjen e 14 shkurt 2021 përfundon sundimi 20-30 vjeçar i klasës së stërvjetëruar politike – përgjegjëse për prapambetjen politike, shkatërrimin e ekonomisë së vendit, ikjen masive të të rinjve dhe ngecjen në perspektiven evropiane”, ka thënë ai.

Ky reagim i Mujes ka ardhur pasi mbrëmë, Instituti PIPOS ka publikuar sondazhin final, e ku sipas tyre Lëvizja Vetëvendosje ka rënie dhe thuhet se do të marrë 40.95 përqind, pasuar nga PDK me 22.03 përqind. Në vendin e tretë është LDK me 19.35 përqind, e katërta AAK me 7.8 përqind, ndërkaq Nisma Socialdemokrate vazhdon të mbetet nën prag me 3.15 përqind.

Postimi i plotë:
https://www.facebook.com/armendmuja13/posts/987454488445537

Baby Boo