Mijallkov përsëri i shkruan letër Mickoskit


Ish njeriu i parë i DSK-së, Sasho Mijallkov përsëri me letër të hapur ka kritikuar liderin e VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski. Ai në letrën e tij ka thënë se asnjëherë në historinë e vet, VMRO-DPMNE nuk është turpëruar para partive simotra evropiane, njofton Shenja.
Mijallkov e pyet Mickoskin se cilat janë përpjekjet e tij për konstruktivitet që ky i fundit ia ka premtuar komisarit Johanes Hahn.
“A po gënjen Hahn për përpjekjet e tua? A i tregove Hahni se Maqedonin e ka para se gjithash dhe se do ta pengosh marrëveshjen pa dallim çmimi? Ai tregove se nëse tani nuk e pengon kur të vijsh në pushtet nuk do ta realizosh atë që varet nga ty? Hristian, ti u gjunjëzove, betoheshe në Maqdoninë? Çfarë konstruktiviteti tani u bë më e vlefshme se Maqedonia? A ka “lufta e jote për Maqedoninë” çmim dhe cila është ajo? A do të organizosh protesta dhe në Kuvend a do t’i shfrytëzosh të gjitha mjetet për ta bllokuar Marrëveshjen e Prespës, ndërsa mjete të tilla ke shumë?”, pyet Mijallkov, Mickoskit në letrën e tij, raporton SHENJA.
Mes tjerash Mijallkov shkruan se këto letra kanë për qëllim vetëm një gjë: Shpëtimin e VMRO-DPMNE-së.
“VMRO është mbi teje, ti je përkohësisht në atë funksion. Nëse VMRO-DPMNE humb në zgjedhjet e ardhshme për shkak se është e izoluar, kjo do të jetë ngase ti nuk ke kapacitet. Është koha e fundit të mendosh dhe të vendosësh për kursin properëndimor, e shkruar në përcaktimet e fshehta të partisë”, shkruan në letrën e Mijallkovit.

Baby Boo