Njoftimi i BE-së për takimin e Thaçi – Vuçiq


Presidenti Hashim Thaçi do ta takojë homologun e tij serb, Aleksander Vuciq me datën 8 të këtij muaji. Këtë e ka bërë të ditur Zyra e Mogherinit.
Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, e cila ndërmjetëson në dialogun mes Kosovës e Serbisë, Federica Mogherini do t;i pres me 8 nëntor në Brusel dy presidentët Hashim Thaçi dhe Aleksander Vuciq, transmeton Gazeta Express.

“Në takim pritet që dy liderët ta konfirmojnë gatitshmërinë e tyre për të intensifikuar punën për të arritur një marrëveshje të dyanshme për normalizim, e cila është kyce për rrugën evropiane të këyre dy shteteve”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Mogherinit.

Takimi i fundit mes dy presidentëve është mbajtur në fillim të shtatorit. Që nga atëherë palët nuk kanë pasur takime biletarale në Bruksel.

Muajve të fundit në Kosovë temë kryesore është dialogu me Serbinë dhe ideja e Presidentit Thaci për korrigjim kufijsh, që ai planifikon ta shpalosë në Bruksel.

Nuk është arritur konsensus nga spektri politik se si Kosova të paraqitët në tryezë me Serbinë, pasi opozita nuk pranon që dialogu të udhëhiqet nga Presidenti Thaçi, shkruan Gazeta Express.

Javën e kaluar opozita nuk arriti ta miratoi në Kuvendi rezolutën që ia ndalon Thaçit të flas për kufijtë e vendit në Bruksel.

Kryeminitri Ramush Haradinaj refuzon kategorikisht që me Serbinë të flitet për kufijtë dhe për territorin e Kosovës, ndërkaq Presidenti Thaçi lobon edhe më tutje që marrëveshja me Serbinë të arrihet me korrigjim kufijsh.

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka dhënë qëndrimin më eksplicit rreth dialogut Kosovë-Serbi, duke deklaruar se nuk duhet të lëvizin kufijtë në Ballkan. Ndryshe nga Gjermania, Austria nuk ka qëndrim refuzues ndaj idesë së Thaçit e kërkesës së zyrtarëve të lartë serbë rreth kufijve, njofton Gazeta Express.

Kancelari austriak Sebastian Kurz tha dje në Prishtinë se Austria pranon çfarëdo marrëveshje që arrin Kosova dhe Serbia, edhe nëse ajo arrihet mbi korrigjimin e kufijve apo shkëmbimit të territoreve. Sipas Kurz, qëndrim të njëjtë ka Bashkimi Evropian.

Baby Boo