Kotzias: Marrëveshja do të votohet në Kuvend


Marrëveshja për emrin të cilën e solli qeveria në Kuvend do të votohet me shumicën absolute, nga 150 deputetë, kështu theksoi shefi i diplomacisë greke, Niko Kotzias në intervistë për radion “Real fm”.

Ministri i Jashtëm grek Niko Kotzias sqaron edhe qëndrimin e partnerin e koalicionit të qeverisë, Panos Kammenos, për të cilin thekson se është i vetëdijshëm për qëndrimin e tij, por ai shton se kjo nuk do të jetë pengesë për ratifikimin e marrëveshjes me Maqedoninë.

“E kemi parasysh se çka thotë partneri i koalicionit në qeveri, por vendimi në qeveri merret nga shumica dhe shumë është e qartë se kush e zotëron shumicën absolute. Partneri i koalicionit është gjithmonë shumë produktiv dhe i vyeshëm, për këtë çështje ka pozicionet e tij, dëshiron t’i tregojë, ajo është e drejtë e tij demokratike. Por edhe njëherë përsërisë qeveria greke do ta miratojë marrëveshjen në Kuvend, në Kuvend ka shumicë dhe këtë e thashë edhe vitin e kaluar, se nuk do të votohet nga të gjitha partitë, por nga shumica e deputetëve”, tha Kotzias.

Shefi i demokracisë greke i bënë thirrje Demokracisë së Re, që kur të paraqitet marrëveshja në Kuvend, mos ta lëshojë Kuvendin, por të qëndrojnë dhe t’u jepet mundësi deputetëve të tyre që secili të votojë si të dojë./Pacensure

Baby Boo