Drejtori i FIZHT Festim Halili ka njoftuar se po investojnë në themelomin e laboratorit të ri shkencor FabLab!


Drejtori i FIZHT Festim Halili ka njoftuar se po investojnë në themelomin e laboratorit të ri shkencor FabLab!

Halili shkruan: Investojmë në themelimin e laboratorit të ri shkencor FabLab, ku të rinjtë dhe studentët do të mund të hulumtojnë idetë e tyre.
🆕️ Duke filluar nga sot, hulumtuesit e rinj do kenë në dispozicion edhe një tjetër vend ku mund të punojnë në projektet e tyre shkencore, hulumtuese dhe idetë inovatore.
🔬 FEIT Fab Lab është një nga tre laboratorët e mbështetur nga #FIZHT në kuadër të “Sfidës për vendosjen e laboratorëve prodhues FAB LAB”, i cili do t’u lejojë të rinjve qasje të hapur ndaj teknologjive dhe materialeve të avancuara me të cilat ata mund të materializojnë idetë e tyre inovative.
💻 Në kuadër të FEIT Fab Lab, nën mentorimin e stafit akademik, ekspertëve të jashtëm dhe përfaqësuesve nga sektori privat, do të zhvillohen kurse bazë dhe të avancuara dhe mentorim në disa fusha si: modelimi për printim 3D dhe puna me një 3D printer, elektronikë praktike dhe sisteme mikrokompjuterike të interguara, softuer të lirë dhe të hapur, etj.
📢 #DFIZHT Festim Halili theksoi se: “Me hapjen e FEIT Fab Lab, ne po i japim mundësinë një numri të madh të rinjsh entuziastësh që të përmirësojnë më lehtë aftësitë dhe potencialin e tyre, të marrin pjesë drejtpërdrejt në veprimtarinë kërkimore-shkencore dhe të ndikojnë në zhvillimin e karrierës së tyre dhe shoqërisë sonë”. Për ne, si një institucion që mbështet në vazhdimësi kreativët, ka një rëndësi të madhe që industria, komuniteti akademik, publiku dhe sektori civil të bashkëpunojnë edhe më intensivisht falë këtyre projekteve”.

Baby Boo