Popullsia në botë do të shkojë në 8 miliardë – Ja çfarë thotë OKB për këtë


Popullsia e botës do të arrijë 8 miliardë banorë në nëntor, ka konfirmuar OKB. Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara kjo shifër do të arrijë zyrtarisht në 15 nëntor. Por mund të ketë ndodhur tashmë në javët e fundit: Sipas raportit të Kombeve të Bashkuara të botuar në korrik, popullsia e botës do të kalojë shifrën tetë miliardë në atë ditë.

“Është e mundur që ne kemi arritur tashmë,” thotë Wolfgang Lutz, duke shpjeguar mungesën e të dhënave:
“Regjistrimi i fundit në Indi ishte në vitin 2011, dhe në shumë vende afrikane ka edhe më pak të dhëna të reja.” Raporti i korrikut i OKB-së parashikon që ne do të jemi 8.5 miliardë në vitin 2030, 9.7 miliardë në vitin 2050 dhe 10.4 miliardë deri në fund të shekullit. Kjo do të thotë se “shpërthimi i popullsisë” i shekullit të 20-të do të ngadalësohet ndjeshëm gjatë shekullit të 21-të dhe do të përfundojë rreth vitit 2100.

Baby Boo