Vetëvritet 38-vjecari nga Velesi, sot në mëngjes kishte plagosur të dashurën


Personi që mëngjesin e sotëm ka rrahur dhe më pas e ka plagosur në stomak 25-vjeçaren që e kishte të dashur nga Velesi është vetëvrarë. Pasditen e sotme policia e ka lokalizuar në banesën e tij, në një pallat, në rrugën Andon Shurkov nr. 27, pranë konviktit në Veles, ndaj në një aksion të madh ka tentuar ta arrestojë. Në aksion policia ka përdorur bomba shokuese dhe gaz lotsjellës.

Mirëpo, i dyshuari nuk e ka lejuar veten të arrestohet, ndaj pak para se policia të hyjë në banesë ka kryer vetëvrasje. Mësohet se bëhet fjalë për 38-vjeçarin Zoran Todorovski, i cili në fund të vitit 2008 vrau vëllain e tij dhe u dënua me 13 vjet burg. Pa Censurë