Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kosovë ku një të riu i janë prerë dy gishtat pasi u kishte borxh dy personave të tjerë një shumë prej 10 eurosh. Sipas mediave vendase mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në Gjilan ku dy perdsona i prenë dy gishtat 27-vjeçariut pasi u kishte marrë borxh 10 euro. Raportohet se ngjarja ka ndodhur më 22 tetor të këtij vit, por sot policia ka arritur të arrestojë një prej autorëve të dyshuar të krimit makabër i cili ishte në arrati.
“Gjilan 22.10.2022 – 15:30. Me datën 12.12.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se në muajin tetor kishte lënduar viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.