Agim Nuhiu uron Islam Abazin i cili do të udhëheq me PTHP për kr*im të organizuar!


Zv ministri i Drejtësisë ka shkruar urimet e tij për shefin e ri Islam Abazin të PTHP për krim të organizuar!

Nuhiu shkruan: z. Islam Abazi në zgjedhjet e drejtpërdrejta (me vota të drejtpërdrejta nga ana e prokurorëve) ka fituar më shumë vota nga kundërkandidatët për Shef të Prokurorisë për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit!

Me aktin e votimit të drejtpërdrejtë, Maqedonia e Veriut po futet në një nivel edhe më të përgatitur në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Presim progres më të madh në bashkëpunimin operacional me partnerët ndërkombëtarë dhe koordinimin e aktiviteteve ndërmjet prokurorëve, policisë dhe organeve të tjera përkatëse kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit për të përmirësuar efektivitetin e zbatimit të ligjit.

Presim përparime në procedurat hetimore, ndjekjet penale dhe dënimin e rasteve të krimit të organizuar dhe pastrimit të parave me fokus në konfiskimin e të ardhurave nga krimi!