Kovaçevski: “Hapja e qendrës kulturore bullgare në Ohër, është provokim”


Kryeministri i vendit Dimitar Kovaçevski dje në një intervistë televizive dënoi hapjen e klubit kulturor bullgar “Mbreti Boris i tretë” me atë emër. Sipas Kovaçevskit, ky është një provokim.

“Së pari e dënoj hapjen e asaj qendre kulturore me një emër të tillë, edhe pse është hapur nga qytetarët e vendit tonë. E konsideroj një provokim që nuk i bën mirë askujt. Unë besoj se hapja e një qendre kulturore duhet të mbajë emrin e dikujt që i bashkon njerëzit, e jo dikush ndaj të cilit qytetarët kanë ndjenja negative”, thotë Kovaçevski.
Ndryshe, dje gjatë iniciativës së hapjes së këtij klubi në Ohër u regjistruan dhe disa aksidente nga qytetarët, pasi situata eskaloi.