Prokuroria Speciale Publike për nevojat e procedurës parahetuese gjatë qershorit të këtij viti ka kërkuar nga Komuna e Aerodromit të dorëzojë dokumentacion për punën e tyre.
Gjatë qershorit, siç kumtuan për MIA-n nga Komuna, nga ana e Prokurorisë Speciale Publike është dorëzuar kërkesë me shkrim për dorëzim të dokumentacionit nga Komuna.
Në afatin e dhënë, prej 20-të ditëve, respektivisht, gjithashtu, në qershor të këtij viti, dokumentacioni që është kërkuar nga ana e PSP-së, Komuna e ka dorëzuar.
Meqë bëhet fjalë për procedurë parahetuese edhe nga Komuna edhe nga PSP-ja nuk komunikojnë për çfarë dokumentacioni bëhet fjalë.