Rexhepi: Zëri i votuesve shqiptar nuk heshtet, do ta bll*okojmë edhe Kuvendin


Opozita shqiptare nuk i tr*embet paralajmërimeve të kreut të Kuvendit, Talat Xhaferi i cili deklaroi se ka mënyra për zhbll*okimin e Kuvendit. Derisa Xhaferi nuk flet për mënyrat e zhbll*okimit, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa thonë se në rast nevoje, janë të gatshëm t’i radikalizojnë masat bllokuese në Kuvend.

“Jo vetëm komisionet po neve do t’i bll*okojmë edhe Kuvendin dhe seancat dhe do të dësh*mojmë që zëri i 82 mijë votuesve shqiptar nuk mund të heshtet nga kryetari i Kuvendit as nga ndonjë subjekt politik. Si bllokohen seancat ai na ka mësuar nga koha kur lexonte romane në komisione”, tha Skender Rexhepi, koordinator i grupit parlamentar ASH-AAA.
Rexhepi thotë se kreu i Kuvendit me pa të drejtë kërkon përkthimin e 2000 amendamenteve, punë kjo e cila sipas tij është e administratës së ligjvënësit.

“Detyra jonë është t’i dorëzojmë dokumentet në gjuhën shqipe, detyra administratës është t’i përkthejnë. Atë punë e kanë dhe jo të na i kthejnë si të pakompletuar për t’i përkthyer ne. Është jo demokratike, jo njerëzore dhe jo qytetëruese. Nëse ka guxim kryetari i Kuvendit mos ta në i kthen vetëm ne amendamentet në gjuhën shqipe, le t’ia kthen Qeverisë dhe ministrave të cilët i sjellin vetëm në gjuhë maqedonase dhe janë të obliguar t’i sjellin në dy gjuhë”, pohoi Skender Rexhepi, koordinator i grupit parlamentar ASH-AAA.

Opozita momentalisht ka bllokuar disa ligje me rreth 3.000 amendamente. Aleanca dhe Alternativa janë për takim liderësh për të gjetur zgjidhje ndaj propozim-Ligjit për shtetësi, por në takim duan të bisedohet edhe për tema tjera si pandemia dhe masat ekonomike. Derisa nuk zhbllokohet procedura për miratimin e ligjit, opozita nuk heq dorë nga bll*okadat madje paralajmëron bllokimin e çdo ligjit, përjashtim atyre që ndërlidhen me pandeminë dhe masat ekonomike.

Baby Boo