ISHSSH: Katër fëmijët me diabet mjekët amë i kanë udhëhequr sipas mjekësisë së bazuar në dëshmi


Katër fëmijëve me diabet  melitus tipi 1 prej të cilëve dy nga Ohri, dhe nga një nga Gjevgjelia dhe Sveti Nikolla,  për herë të parë u është diagnostifikuar sëmundja pas keqësimit të fundit të gjendjes së tyre shëndetësore lidhur me hospitalizimin e tyre në klinikat në Shkup. Këtë e ka konstatuar Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor (ISHSSH) pas kontrollit inspektues të kryer të jashtëzakonshëm te mjekët amë të fëmijëve.

Nga ISHSSH kumtuan se  nga kontrolli i parë i dokumentacionit mjekësor të fëmijëve, kanë konstatuar se të gjitha vizitat e fëmijëve te mjekët amë si dhe vizitat në institucionet tjera shëndetësore, kryesisht janë evidentuar me rregull.

Udhëheqja e fëmijëve nga ana e mjekëve amë, si dhe nga ana e punonjësve shëndetësor në institucionet spitalore, siç thuhet, është sipas udhëzimeve dhe protokolleve për mjekësi të bazuar në dëshmi.

Nga Klinika për sëmundje të fëmijëve, megjithatë potencojnë se diabeti melitus tipi 1 është sëmundja më e shpeshtë autoimune, e cila karakterizohet me shkatërrimin e qelizave beta të pankreasit, me ç’rast vjen deri te mungesa e kompletuar e insulinës. Një e treta e fëmijëve të sapodiagnostifikuar me diabetin melitus tipi 1 pranohen në gjendje ketoacidozë, e cila kërkon terapi intensive. Fëmijët zakonisht shfaqin simptoma të rritjes së konsumit të lëngjeve, urinimit të rritur, rritje e konsumit të ushqimit, dobësim dhe dhimbje të barkut, prej një deri në katër javë para se t’u përshkruar diagnoza.

Republika e Maqedonisë i takon vendeve me incidencë të vogël/të mesme në lidhje me paraqitjen e diabetit te fëmijët. Viteve të fundit ekziston trend i rritjes së numrit të të sëmurëve, që është në pajtim me trendet botërore, thuhet në kumtesën e ISHSSH.

Baby Boo