Deputeti i LDK’së jep sqarime pse nuk shkuan në varrimin e Demaçit


Avdullah Hoti, Armend Zemaj, Arben Gashi, Besa Gaxherri, Haki Rugova, Lutfi Haziri, Anton Quni, Agim Veliu, Fidan Rekaliu. Këta janë vetëm disa prej zyrtarëve të LDK’së që nuk po flasin se pse nuk shkuan në varrimin e Adem Demaçit. Por, është Ramiz Kelmendi, deputet i LDK’së që ka folur për këtë tëmë.

Ka thënë se ndoshta raportet historike të Demaçit kundër LDK’së e Rugovës kanë ndikuar që askush nga kjo parti të mos shkojë në varrim
Ramiz Kelmendi, deputet i LDK’së, e ka një shpjegim të shkurtër pse zyrtarët e Partisë së themeluar nga Ibrahim Rugova nuk morën pjesë në ceremoninë mortore të Adem Demaçit.

Deputeti pejan thotë se qëndrimet e përhershme të Demaçit kundër Ibrahim Rugovës dhe LDK’së mund të kenë ndikuar në marrjen e një vendimi për të mos shkuar në varrim të njeriut që kishte qëndruar 28 vjet në burgjet e Serbisë.

“Mund të jetë ndoshta një procesi historik. Qëndrimi, ndoshta, i Demaçit ka qenë anti Rugova, anti LDK dhe sigurisht se Kryesia e LDK’së i di këto punë. Në bazë të historisë vendosë a me shku a po jo me përcjell”, ka thënë Kelmendi, për Express, të shtunën.

Ai ka thënë se vazhdon të ketë probleme shëndetësore prandaj as që nuk i ka shkuar mendja të shkojë në varrimin e Demaçit.

Në këtë situatë, Ramiz Kelmendi, ka thënë se duhet të pyetet edhe Ismet Beqiri për qëndrimin e Partisë.

“Këto çështjet politike është mirë të bisedoni me Sekretarin e LDK’së. Mua më takon më shumë resori ekonomik. LDK ka strukturat udhëheqëse dhe vendimet e tyre janë të zbatueshme për neve deputetët e LDK’së. Ata e dijnë pse kanë marrë vendime të tilla dhe ne i respektojmë ato vendime”, ka shtuar ai.

Baby Boo