Historia e ‘Xhamisë së Mbretit’, e cila vizitohet edhe nga turistët e huaj |VIDEO


Është xhamia më e madhe në kryeqytet dhe me këtë emër njihet në popull si “Xhamia e madhe”.

E njohur ndryshe si “Xhamia e Mbretit”, ky objekt është një monument i trashëgimisë kulturore në Kosovë.

Bëhet fjalë për Xhaminë e Sulltan Mehmetit e cila i përket periudhës osmane dhe është e ndërtuar nga gurët e gdhendur.

Burhan Hashani, imam i një xhamie në Prishtinë tregon për historikun e Xhamisë së madhe.

“Kjo xhami është e ndërtuar në vitin 1461. Salla e lutjeve ka një sipërfaqe prej 14 metrave nga secila anë. Është e ndërtuar nga një arkitekturë të përkryer e shkruar edhe me lutje kur’anore në gjuhën araba”, thotë Hashani për RTV Dukagjini.

Brendia e xhamisë është e ndërtuar me një arkitekturë unike.

“Në këtë pjesë të vjetër të Prishtinës, ekzistojnë edhe disa xhami të tjetra që janë shumë të vjetra, ndërsa një e kanë rrënuar komunistët”.

Në oborrin e xhamisë është i vendosur edhe shatërvani që tërheqë vëmendjen jo vetëm të besimtarëve që shkojnë për t’i kryer lutjet aty por edhe për turistët e huaj.

Baby Boo