Publikohet lista – Ja kush janë anëtarët e rinj të bordeve të ndërmarjeve të Komunës së Tetovës


Në seancën e tretë të këshillit të Komunës së Tetovës që u mbajt ditën e premte, këshilli me shumicë votash shkarkoi anëtarët e bordeve drejtuese të tre ndërmarrjeve publike të kësaj komune dhe emëroi anëtarë të rinj. Vetëm në një prej ndërmarrjeve është emëruar drejtor, ndërsa dy ndërmarrjet tjera funksionojnë me ushtrues detyre.Anëtarët e emëruar nga themeluesit janë të afirmuar dhe ekspertë të njohur të fushës që është lëndë e punës në ndërmarrje. Mandati i anëtarëve të Këshillit Drejtues zgjat 4 vjet, duke llogaritur nga dita e zgjedhjes. NP “Tetova Transport” – Në këtë ndërmarrje si ushtrues detyre është emëruar Rafiz Mejdia, i cili ishte këshilltar komunal nga radhët e Lëvizjes Besa, por i njëjti është tërhequr nga kjo pozitë, në vend të tij si këshilltare u emërua Besija Ilazi.

Anëtarët e rinj të Këshillit Drejtues të NP “Tetova Transport” janë këto: Jetmir Shabani- i diplomuar për gjuhë angleze; Bajram Aliji- i diplomuar për gjuhë angleze; Boris Stojanovski- i diplomuar për inxhinjer komunikacioni; Fisnik Shabani- i diplomuar për gjuhë frënge; Ermir Musai- i diplomuar për inxhinieri kompjuterike; Jetmir Amzai- i diplomuar për edukatë fizike; Artan Etemi- i diplomuar për ekonomi. NP “Parkingu i Qytetit” -Edhe kjo ndërmarrje funksionon me ushtrues detyre që si të tillë Kasami e ka emëruar Igor Dodevskin.

Anëtarët e rinj Këshillit drejtues të NP “Parkingu i Qytetit” janë këto: Ali Sulejmani- i diplomuar për shkenca kompjuterike; Sait Ibishi- i diplomuar për menaxhment turizmi; Zhalina Petrovska- e diplomuar për histori dhe arkeologji; Nesrin Sulejmani- e diplomuar për farmaci; Nasuf Nebiu- i diplomuar për arkitekturë.

NPK “Tetova” -Vetëm te kjo ndërmarrje ka të emëruar drejtor edhe atë Nuredin Fetai. Anëtarët e rinj Këshillit drejtues të NPK “Tetova” janë këto: Milazim Rushani- avokat;Jetmir Idrizi- jurist; Vigan Rustemi- i diplomuar për arkitekturë; Abdulbari Sherifi- i diplomuar për ekonomi; Munivera Kolashinac- e diplomuar në fakultetin juridik; Sllavço Ivanovski- i diplomuar në fakultetin e arteve; Nikolla Stoleski- i diplomuar në fakultetin e turizmit dhe menaxhmentit; Blerton Ramadani- i diplomuar për administrim biznesi; Ngadhnjim Memeti- i diplomuar për dizajn grafik.

Ndryshe, këto ndërmarrje kanë borxh të madh, prej të cilave kryeson NPK “Tetova” me mbo 9.6 milion euro, NP “Parkingu i Qytetit” ka mbi 77 mijë euro ndërsa NP “Tetova Transport” nuk ka borxh të konkretizuar pasi e njëjta ka funksionuar nën Komunën. Borxhi i përgjithshëm i Komunës së Tetovës është mbi 24 milon euro./Portalb.mk

Baby Boo