Numërohen 71,27% të votave në Prishtinë – Ja si është rezultati


KQZ ka nisur me publikimin e rezultateve të para për balotazhin në Prishtinë. Deri më tani janë numëruar rreth 50 për qind e votave. Përparim Rama nga LDK-ja ka marrë 28.429 vota ose 51,23%.
Arben Vitia nga Lëvizja Vetëvendosje ka 27.069 vota ose 48,77%.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha se pas mbylljes së vendvotimeve në 21 komunat e Kosovës, ka nisur numërimi i votave.
Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi tha se në rundin e balotazhit për zgjedhjet lokale, dalja ishte 37.88 për qind apo të drejtën e votimit e kanë ushtruar 475,751 qytetarë.

Garat për kryetarë të komunave u zhvilluan në Prishtinë, Gjakovë, Gllogoc, Gjilan, Dragash, Istog, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Obiliq, Rahovec, Podujevë, Prizren, Shtime, Viti, Vushtrri, Malishevë, Junik, Mamushë dhe në Kllokot.
Rezultatet preliminare të zgjedhjeve lokale mund t’i shikoni KËTU.

Baby Boo