OSBE-ODIHR do t’i kumtojë vlerësimet e para për zgjedhjet


Ekipi vëzhgues ndërkombëtar, i dërguar nga OSBE/ODIHR për ndjekjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut sot në konferencë për shtyp do ta kumtojë vlerësimin e parë për zgjedhjet, që u mbajtën dje në vend. Për rezultatet e para dhe konkluzionet lidhur me procesin zgjedhor, do të flasin Laima Andrikiene, shefe e misionit të posaçëm të ODIHR-së për vlerësimin e zgjedhjeve dhe Daria Papricka, zëvendës shefe e misionit të posaçëm të ODIHR-së.

Misioni i ka ndjekur të gjitha aspektet e procesit zgjedhor. Ekipin bazë të ODIHR-së e kanë përbërë nëntë anëtarë nga nëntë vende-pjesëmarrëse në OSBE, ndërsa në ditën e zgjedhjeve kanë akredituar 26 vëzhgues, ku përfshihen ekspertë ndërkombëtarë dhe personel kombëtar për përkrahje.

Baby Boo