Danella Arsovska shpall fitore në Qytetin e Shkupit


Kandidatja e pavarur për kryetare të Qytetit të Shkupit e mbështetur nga VMRO-DPMNE, Danela Arsovska shpalli fitore dhe tha se fitorja është e madhe.

“Faleminderit shumë që më besuat. “Nuk mund të shpreh gëzimin tim dhe se sa shumë do të thotë për mua që të gjithë ju qytetarë të Shkupit e keni përkrahur vizionin tim dhe projektet e mia dhe që më keni dhënë besimin tuaj për të udhëhequr Qytetin e Shkupit në katër vitet e ardhshme”, deklaroi Arsovska. sonte pas raundit të dytë të zgjedhjeve lokale.

Ajo tha se kishte dy kundërshtarë në zgjedhje, kryetarin aktual në detyrë dhe kryeministrin.
Sipas të dhënave të KSHZ-së, pas numërimit të 65% të vendvotimeve, Arsovska ka epërsi prej mbi 20 mijë në raport me kundërshtarin, kryetarin aktual, Petre Shilegov nga LSDM.

Baby Boo