Ali Ahmeti: “Maqedonia e Veriut pas 20 viteve ka një pasqyrë më të qartë të numrit të përgjithshëm të popullsisë”


Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në facebook ka publikuar dhe njëherësh ka uruar qytetarët por edhe institucionet për shpalljen e rezultateve të procesit të Popullsisë.

Ky është postimi i plotë i Ahmetit:
Sot, Republika e Maqedonisë së Veriut pas 20 viteve ka një pasqyrë më të qartë sa i përket numrit të përgjithshëm të popullsisë dhe përqindjes së komuniteteve në vend.
Shqiptarët janë 29.5% në popullsinë e përgjithshme dhe 24.3% në popullsinë rezidente, ndërsa në qytetin e Shkupit 22.8% (nga 20.04% në 2002).

Përgëzoj të gjitha institucionet që ishin të përfshira dhe ndihmuan Regjistrimin si proces që filloi në muajin Mars të vitit të kaluar me diasporën e vendit e që përfundoi në Shtator me regjistrimin e popullatës në vend, proces dhe sfidë aspak e lehtë por që ia dolëm ta përfundojmë me sukses.

Baby Boo