Zgjedhjet lokale: A po dështon ”Fingerprinti”, cili është “Plani B” i KSHZ-së?


“Fingerprint” po del të jetë problematiku kryesor në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në Maqedoni të Veriut. Thënë kështu meqë të paktën në tre qytete deri më tani janë paraqitur probleme me funksionimin e aparateve biometrike për detektimin e shenjave të gishtërinjve.

Edhe pse janë angazhuar 400 IT ekspert për mirëmbajtjen dhe kujdesin e procesit të votimit, përsëri po shfaqen probleme të cilat nuk po arrihet që të sanohen menjëherë. Deri më tani janë raportuar pengesa në Tetovë, Çair dhe Butel.

Ndërkaq në ora 10:00 pritet konferencë për media e KSHZ-së ku edhe do të njoftohemi në mënyrë zyrtare për problemet dhe opsionet për të vazhduar me votimin në vendet ku fingerprint ka pamundësuar votimin.
Kujtojmë që në Maqedoni të Veriut për herë të parë votohet me sistemin e “Fingerprint” dhe nuk dihet se si do të vazhdoj procesi më tutje.

Baby Boo