“Higjiena Komunale”, gjoba për qytetarët pandërgjegjshëm


Ndërmarrja publike “Higjiena Komunale” kërcënohet me gjoba dhe sanksione për hedhjen e mbeturinave siç janë materialet ndërtimore, mobiljet e vjetëruara, mjetet elektronike dhe teknikës së bardhë në afërsi të kontinjerëve dhe para hapësirava banuese. Ata informojnë për masa të rrepta dhe rigoroze.

Në tre qendrat që disponojmë ne si Higjienë Komuanle, qendra për selektim në Karposh, Vardarishte dhe në qendrën për mbingarkesë në Shuto Orizare mund të deponohen mbeturinat dhe gjithçka që është e vjetëruar, që të mos lihen afër kontinjerëve. Këtë mund t’a bëjnë pa pages në qendrat tona. Ata të cilët nuk kanë mundësi që vet t’i deponojnë, mund të lajmërohen tek numri jonë pa pagesë dhe në bazë të ligjit do të bëjnë një pagesë simbolike- tha Abdulsamed Shabani, drejtor i Ndërmarrjes Publike “Higjena Komunale”.

Nga Inspektorati thanë që do të rritet numri i inspektoratëve që do të monitorojnë në terren situatën me mbeturinat.

Inspektorët do të kenë në dispozicion edhe 2 dronë që do të incizojnë gjendjen në terren. Kemi siguruar vend për qytetarët ku mund t’i hedhin këto mbeturina dhe apelojmë që çdo parregullsi të lajmërohet të Inspektorati i qyteti. Pason një periudhë intensive ku do të merren të gjitha masat që qyteti të ngjajë në metropol botëror- theksoi Mirosllav Bogdanovski, udhëheqës në Sektorin e Inspektoriatit.

Nga Ndërmarrja Publike “ Higjiena Komunale” theksuan se tre qendrat për mbledhjen dhe seleksionimin e këtij lloji të mbeturinave do të punojë çdo ditë nga ora 7 e mëngjesit deri në ora 19./Alsat

Baby Boo