Grubi nga Saraji: “Blerimi, Ardijani, Muhamedi janë më të mirët për Sarajin dhe Shkupin”


Muhamed Ramadanin e kam pas në krah të djathtë në parlament, në të gjitha betejat që i kemi zhvilluar, qoftë nga zyrtarizmi i gjuhës shqipe, qoftë nga ndryshimi i emrit, qoftë nga Marrëveshja me Bullgarinë dhe të gjitha projektet e rëndësishme sepse ka qenë besnik, ka qenë i ditur, ka qenë i aftë dhe është rreshtuar pran grupit parlamentar të BDI-së. E njëjta vlen edhe për Ardija Muçën. A e shihni përfaqësimin në qytetin e Shkupit?

Ardijani këtu, Samedi atje dhe gjithë të tjerët kanë bërë revolucion me qytetin e Shkupit, ndaçi me parqe dhe gjelbërime, ndaçi me higjienën komunale. Kështu i ka përshkruar bartësit e listës së kandidatëve për këshilltar të komunë së Sarajit dhe qytetit të Shkupit, zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi.

“Me të njëjtën devotshmëri edhe ju ja keni dhënë besimin Muhamedit që të bëhet kryetar i këshillit vendor të Radushës, duke arritur suksese të mëdha në atë këshill vendor, prandaj nuk kam dyshimin ma të vogël që ju do të rreshtoheni pas tij. E njëjta vlen edhe për Ardijan Muçën. A e shihni përfaqësimin në qytetin e Shkupit? Ardijani këtu, Samedi atje dhe gjithë të tjerët kanë bërë revolucion me qytetin e Shkupit, ndaçi me parqe dhe gjelbërime, ndaçi me higjienën komunale ose me secilën ndërmarrje ku kemi punuar, më thoni cili drejtor i ndonjë institucioni në qytet të Shkupit ju ka bërë përshtypje ose ka bërë ndonjë punë më madhe se sa Ardijani apo Sameti? Prandaj ja kemi borxh Ardijanit edhe BDI-së në Shkup përgjithësi që të japim maksimumin e votave tona për Ardijanin, për Muhamedin, për Sametin edhe për gjithë listën tonë në qytetin e Shkupit,” është shprehur Grubi.

Baby Boo