Filipçe: Masat mund të rikthehen, nëse tubohen më shumë njerëz se sa lejohet


Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe nuk sheh rrezik në lehtësimin e masave dhe lejimin e tubimeve, si koncertet dhe dasmat, pasi siç thotë, edhe për këto ka protokolle dhe ai është që mos të mbushet më shumë se 50% e kapacitetit të lejuar.
Megjithatë, shton se nëse vërehet se këto protokolle nuk zbatohen, atëherë do të ashpërsohen masat anti-Covid.

“Nëse tubimet janë në kuadër të masave të lehtësuara, sërish ka protokolle dhe ato parashohin që mos të mbyshen vendet më shumë se 50% e kapacitetit, konsideroj se nuk ka vend për të dyshuar se ato lehtësime do të jenë burim i infeksionit. Nuk ka për momentin, edhe pse edhe deri tani ka pasur vende ku janë tubuar të rinjtë. Sërish do të them, nëse vërejmë, se do të ketë rre*zik të tillë, atëherë do të zbatojmë ndonjë masë”, tha Filipçe.

Baby Boo