Zaev: Mirë që Ahmeti e la agjendën etnike dhe do të merret me ekologji (VIDEO)


Partneri qeveritar maqedonas i BDI-së së Ali Ahmetit ka mirëpritur vendimin e partisë shqiptare në pushtet për të br*aktisur agjendën e kërkesave për të drejtat etnike të shqiptarëve në vend.
Kryeministri Zoran Zaev e ka komentuar ndryshimin e kursit politik të BDI-së, duke deklaruar se i vjen mirë që B DI thotë se ka rrumbullakuar realizimin e agjendës etnike dhe se tani në fokus të tyre do të jetë qytetari si individ. Megjithatë, Zaev, politikanët duhet që premtimet e tyre dhe zotimet që i bëjnë t’i realizojnë edhe në praktikë jo vetëm në mënyrë deklarative.

Zoran Zaev, kryeministër:
“Për mua është mirë që sot mund të komentoj se partia më e madhe politike shqiptare rrumbullakson agjendë etnike dhe se sot tashmë flasim për qytetarët. Mjaft ishte ajo shqiptarë, maqedonas, serb turq , vllehë, qytetarë kemi në shtet, dua ta përshëndes këtë pasi vërtetë është një hap, sigurisht kur vjen nga partia më e madhe në pushtet nga blloku shqiptar, njëkohësisht i keni njohur politikat të tyre në ndërtimin agjendës së gjelbër në Qeveri, atë që e publikuam me fotovoltaikët dhe gjëra të tjera, janë pjesë e politikave që realisht dhe praktikisht jemi preokupuar të gjithë që jemi në koalicion”.

Përndryshe dje, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, tha se partia e tij, do të ndryshojë kursin politik, duke vendosur agjendën e gjelbër si prioritet i veprimit të tyre politik në periudhën e ardhshme. Ahmeti, foli për kërc*ënimet ndaj ambientit jetësor, duke marrë si shembull, ndotje e ajrit, lumenjve, ujërave. Siç tha ai “më herët në rini ka mundur të pijë ujë nga lumenjtë, ndërsa tani një gjë e tillë nuk është e mundur”- tha ai.

Baby Boo