PROKURORIA THA FJALËN PËRFUNDIMTARE NË “TENTIMVRASJEN” NDAJ SELËS (VIDEO)


Prokurori Darko Todorovski i kërkoi gjykatës që ti shpallë fajtorët sulmuesit e Selës. Gjatë fjalimit të tij përfundimtar, Todorovski e vlerësoi ngjarjen e 27 prillit si diçka larg civilizimit dhe si turp ndërkombëtar për Maqedoninë. Prokurori tha se mbetet edhe më tej në akuzën e tij me të cilën shtatë personave iu ngarkohet vepra tentim për vrasje, dhe ishte i bindur se për këtë gjë ka plasuar një mori provash verbale dhe materiale.

Todorovski rikujtoi se Sela ka shpëtuar vetëm shkaku se sulmuesit kanë menduar se ai ka vdekur.

Darko Todorovski, prokuror

“I propozoj prokurorisë që ti shpallë të akuzuarit fajtorë dhe të jetë shembull për të tjerët. Rreziku do të shtohet nëse nuk mënjanohen këto fenomene. Por duhet të kihen parasysh edhe rrethanat lehtësuese. Të shikohet sjellja e tyre në gjykatë dhe dosja penale”

Prokurori tha se ata persona që kanë hyrë të sulmojnë në Parlament, kanë qenë plotësisht të vetëdijshëm se ku po hyjnë dhe me çfarë qëllimi. Darko Todorovski tha se të akuzuarit e kanë parë se deputetët e kanë jetën në rrezik por asnjëri nuk është larguar ose nuk ka ndihmuar. Vetëm Toshta ka mbrojtur një pjesë të tyre. Prokurori tha se i akuzuari Andrej Micov e ka sulmuar i pari Selën. Se e ka goditur me shqelm teksa kishte qenë i hutuar. Ndërsa për Toshtan tha se është i sigurtë se ai e ka dorëzuar Selën tek i akuzuari Nikolla Vojminovski ndërsa Vojminovski e ka kapur për krahu dhe e ka hedhur në turmë. Por, prokurori pranoi se Toshta pasi e ka dorëzuar Selën i ka rënë pishman dhe ka nisur ta mbrojë por e ka ditur se më nuk mund të bëjë asgjë.  Por menjëherë pas këtij fakti e lexoi një fjalë popullore që thoshtë se“Nuk mund ta hapni digën e lumit dhe pastaj për çfarëdo dëmi që bëhet ta fajësoni forcën e goditjeve të ujit”.

Avokati Bojan Vanevski pret lirimin e klientit të tij Aleksandar Janevski Toshta pasi edhe më tej pohon se ai ka ndihmuar dhe jo sulmuar.

Bojan Vaneski, avokat i “Toshtas”

“I dëgjuam fjalët përfundimtare të prokurorisë dhe vazhdojmë të mendojmë se akuza nuk u dëshmua. Sa i përket Toshtas, është fakt se ai nuk është personi që e ka kapur dhe dorëzuar Selën në grupin e sulmuesve dhe konsideroj se kjo akuzë duhet të bie poshtë. Edhe nga videot por edhe nga deklaratat e dëshmitarëve u dëshmua fakti se Toshta ka mbrojtur shumicën e deputetëve, përfshirë këtu edhe të dëmtuarin Ziadin Sela”

I akuzuari Aleksandar Janevski-Toshta në fillim të seancës së sotme gjyqësore dorëzoi një mori lëvdatash, mirënjohjesh dhe falënderimesh nga institucione të ndryshme lidhur me aktivitetin e tij human në shoqëri. Dorëzoi mirënjohje nga Kryqi i Kuq si donator për mbi 90 herë. Kishte mirënjohje edhe nga Ministria e Mbrojtjes, policia ushtarake. Dorëzoi edhe falënderime nga Komuna Kisella Vodë për aktivitete të ndryshme humanitare. Por kishte edhe mirënjohje për ndihmë në një rast zjarri, për evakuim të civilëve. Gjithë kjo me qëllim të siç tha avokati i tij, gjykata të njihet me karrakterin e tij human të cilin e ka dëshmuar edhe më 27 prill.

Baby Boo