Mësim online apo me prezencë fizike, Carovska: Do të vendosim gjatë verës


Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska në paraqitjen e saj të sotme në shkollën “25 Maji” në Shkup nuk dha detaje rreth pritshmërive se si do të vazhdojë viti i ri shkollor. Carovska thvillimin aktual të mësimit e cilësoi si të suksesshëm.

“Procesi i arsimit në asnjë moment nuk është ndërprerë, dhe gjatë kësaj kohe nuk kishte shpërndarje të epidemisë në shkolla. Ta përfundojmë me sukses këtë vit shkollor me të gjitha sfidat që na mbeten deri në fund dhe më pas në periudhën verore do të diskutojmë me Ministrinë e Shëndetësisë, Komisionin për Sëmundje Infektive për të gjitha mundësitë që nga shtatori e tutje”, tha ministrja Carovska.

Baby Boo