Shërohen 29 pacientë nga koronavirusi

Nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar edhe 29 pacient, katër prej të cilëve kanë qenë të shtrirë në spital ndërsa 25 janë kuruar në kushte shtëpiake. Me statistikat e fundit numri i personave të shëruar në vendin tonë shkon në 301.

Baby Boo

Nga 649 teste të realizuara brenda 24 orëve, 41 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, me çka numri i të infektuarve në vendin tonë ka arritur në 1.300, prej të cilëve 943 raste janë ende aktive. Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në Shkup, gjithsej 17. Në Kumanovë janë regjistruar 11 të infektuar, në Prilep 5, Tetovë 3, kurse në Kavadrac, Gostivar, Kriva Pallankë, Kërçovë dhe Negotinë ka nga një të infektuar . Gjatë 24 orëve të fundit, fatmirësisht nuk është shënuar asnjë viktimë. Numri i të vdekurve në vendin tonë mbetet 56.