Kush do të trashëgojë titullin Duka i Edinburgut?


Titulli i Princit Filip pas vd*ekjes së tij përfundimisht do t’i kalojë djalit të vogël, Princit Edward.
Duka i Edinburgut vd*iq më 9 prill në moshën 99 vjeçare.
“Kur Princi Edward u martua, ai nuk u bë një dukë mbretëror si princat e tjerë, të tillë si Princi Harry apo Andrew”, ka thënë për Fox News Nick Bullen.

“Edward nuk u bë dukë gjatë martesës sepse si mbretëresha ashtu edhe Princi Filip donin që Edward të bëhej Duka i Edinburgut me vd*ekjen e Filip. Besoj se do të ndodhë”.
Princi Edward, 57 vjeçar, u martua me Sophie në vitin 1999. Ata kanë dy fëmijë së bashku: Lady Louise Windsor dhe James, Viscount.
Princi i Uellsit, 72 vjeç, ndërkohë është i dyti në radhë për fronin.

Baby Boo