Gjyqësor i pavarur dhe ndarja e drejtësisë, Pollozhani: Fillimisht punë dhe më pas rezultate


Analizat e fundit  të prezentuara për cilësinë e punës në gjyqësor flasin se në këtë sferë  nevojitet punë dhe vendime gjyqësore  të cilat duhet të bazohen conform ligjeve. Sepse  mungesa e pavarësisë dhe mëvetësisë në punën e gjyqësorit, prokurorisë publike dhe institucioneve tjera të sektorit të jurisprudencës, rezulton edhe me zvogëlimin e kualitetit të punës së këtyre institucioneve, në radhë të parë të gjyqësorit si segment më i rëndësishëm i sektorit të jurisprudences.Sipas hulumtimeve të bëra deri më tani është konstauar se praktikat e pabarabarta  të gjykatave rrisin pasigurinë juridike të qytetarëve.

Eksperti juridik Mersim Pollozhani vlerëson gjyqësori duhet patjetër të çlirohet nga ndikimet politike,  aq më tepër kur tani Maqedonia ka dhe rekomandim per anëtarësim në NATO por dhe datë për fillimin e bisedimeve me BE-në.

“Një vit para, kur u formua Qeveria e re, ajo hasi në një gjyqësor të korruptuar, ku politika ka përcjellë punën e tij. Ai sistem dhe mënyra e veprimit me inercion vazhdon të jetë, sepse nuk mundet për 12 muaj të meremetohet diçka që është shkatëruar një dekadë me radhë“ – tha eksperti juridik, Mersim Pollozhani.

Sipas Pollozhanit në Maqedoni akoma nuk kemi procese gjyqësore të hapura ndaj gjykatësve të korruptuar, dhe se vlerësimet e këtyre Organizatave janë shumë të qëlluara.

“Vlerësimet që i bëjnë Organizatat Jo Qeveritare, por edhe Organizatat e huaja që merren me gjyqësorin, janë shumë reale dhe mbështeten në fakte. Kjo Qeveri nuk arrinë njëher të bënë ndryshime në këshillim gjyqësor, I cili do ta ndjekë punën e gjykatësve dhe do ta analizone punën e tyre dhe do ti shkarkonte nga puna. Ne këtu nuk kemi akoma procese të hapura ndaj gjyqësorit” – u shpreh eksperti juridik, Mersim Pollozhani.

Në raportin e fundit të Komisionit Evropian, është konstatuar se sistemi juridik në vend ka nivel të caktuar të gatishmërisë, por megjithatë, gjendja e degradimit nga viti 2014 e këtej është ështërezultat e përzierjes  së vazhdueshme politike në punën e gjyqësorit.

Baby Boo