Tetovë: Mbi 20 persona u gjetën në një lokal pas kohës së lejuar


Mbrëmë (02.04.2021) rreth orës 21:35 inspektorët nga Inspektorati Shtetëror i Tregut kanë kryer kontroll në një lokal në fshatin Poroj të Tetovës në pronëse të SH.K nga fshati Poroj. Inspektorët kanë konstatuar se objekti ka punuar jashtë orarit të lejuar për objektet hotelierike si dhe janë gjetur mbi 20 persona brenda. Pas dokumentimit të plotë të rastit kundër pronarit do të ngritet a*kuzë sipas nenit 206 të Kodit Pe*nal, informojnë nga MPB.

Sipas raportit, gjatë kontrollit, inspektorët janë pe*nguar nga M.B nga fshati Poroj, i cili është përpjekur t’i su*lmojë edhe fizikisht, por është ndaluar nga të pranishmit. Pasi çështja të dokumentohet plotësisht kundër tij do të ngritet ak*zuë.

Baby Boo