Vr*asja në Prishtinë: Burri vr*au gruan më pas veten


Një grua rreth të 50-ve është vr*arë nga burri i saj mëngjesin e sotëm në Prishtinë, më pas i dy*shuari ka vr*arë edhe vetën.
Vr*asja dhe vetëvr*asja ka ndodhur me a*rmë zjarri, e cila është gjetur në vendin e ngjarjes në afërsi të vik*timave.
Dy vik*timat janë të moshës rreth 50-vjeç, ndërsa motivet që çuan deri te tra*gjedia mbeten akoma të paqarta.

Policia është deklaruar për rastin, në njoftimin e tyre thuhet se het*imet për zbardhjen e rastit kanë nisur.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se Policia është informuar për dy të pa*jetë rreth orës 09:00.

“Rreth orës 09:00 policia ka pranuar informatën për dy persona të pajetë në lagjen Emshir në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes bashkë me prokurorin e shtetit dhe mjekët emergjent”, ka thënë Ahmeti.
Vd*ekja e tyre është konstatuar nga ekipi mjekësor.

“Në vendin e ngjarjes janë hasur dy trupa të pa*jetë, vd*ekja e të cilëve është konstatuar nga ana e ekipit mjekësor. Aktualisht policia ka nisur një he*tim për rastin dhe rrethanat që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Ahmeti.

Baby Boo