Leksioni 4


Përpunuar nga Donika Bakiu

Gjuha e të rinjve në rrjete sociale Drejtshkrimi

Lidhur me aspektet drejtshkrimore të gjuhës, ajo që të bie në sy është mungesa e shkronjës (ë) dhe (ç), një mangësi shumë e madhe që të bie në sy.
Disa shembuj:
Esht e mire Miresi kudo Shkronja Ç në të shumtën e rastave përdoret vetëm si C si psh: Cfar ka ndodh? Cfar tha? Por më e keqja është kur shkronja Ç zëvendesohet me Q ose Xh! Qdo herë, Qfar ke Qfar po ndodh Loqka jeme Xhdo dit Xhdo her

Gjatë studimit arritëm të gjejmë kur vajza e falemenderon djalin që është pjesë e jetës së saj:
Faleminderit që je pran meje edhe që ma bën xhdo dit, xhdo sekond të jetes te lumtur! Je xhdo gjë që kam!

Baby Boo