ARRESTOHEN TRE SHQIPTARË NË SPANJË, KISHIN NDËRTUAR PLANTACION GJIGANT DROGE


Tre shtetas shqiptarë janë arrestuar në Spanjë, pas një aksioni për shkatërrimin e një parcele droge.

Garda Civile ishte duke hetuar për një kohë të gjatë një ndërtesë në zonën industriale në Aldaia, kur zbuloi se shqiptarët e kishin shndërruar në një plantacion gjigant droge.

Ambientet e ndërtesës së vjetër ishin përshtatur në një serë dhe brenda ishin mbjellë plot 283 rrënjë kanabis.

Shqiptarët janë arrestuar por emrat e tyre nuk janë bërë të ditur nga autoritetet spanjolle.

Baby Boo