Trump me test negativ, mjekët thonë se ai nuk paraqet rrezik për transmetimin e virusit tek të tjerët


Presidenti amerikan, Donald Trump nuk paraqet më rrezik të transmetimit të Covid-19 tek të tjerët. Kështu ka thënë mjeku i Shtëpisë së Bardhë, Sean Conley.
Të shtunën presidenti mbajti një fjalim përpara mbështetësve në Shtëpinë e Bardhë, e cila ishte paraqitja e tij e parë publike që kur rezultoi me korono virus, transmeton tv21.tv.

Kishte pasur shqetësime se ai mund të ishte ende ngjitës pas qëndrimit të tij tre-ditor në spital.
Megjithatë, mjekut tha se testet e fundit zbuluan se “nuk kishte më prova të replikimit aktiv të virusit” dhe se ngarkesa e tij virale ishte “duke u zvogëluar”.

Baby Boo