Zaevi derën hapur edhe për BDI-në për formimin e Qeverisë pas zgjedhjeve (VIDEO)


Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev gjatë debatit të sotëm në Kanal 5 tha se nuk e mbyll derën për koalicion të mundshëm me BDI-në pas zgjedhjeve të 12 prillit. “Duam koalicionin më të gjerë dhe dera për BDI është e hapur”, deklaroi Zaev.

Edhe pse për disa javë LSDM dhe BDI po aktrojnë krizë, duket se gjithçka bëhet vetëm për të hutuar votuesin shqiptar. Kësaj loje iu bashkëngjit edhe Lëvizja Besa, e cila në koalicion me LSDM-në tenton të mbledh disa vota nga shqiptarët e pakënaqur ndaj BDI-së, e pas zgjedhjeve ta marrin sërish BDI-në në pushtet. Për shqiptarët tashmë është e qartë se rruga e vetme për ta çuar BDI-në në opozitë është përkrahja e koalicionit ASH-Alternativa.

Baby Boo