Pse ka thirrur konferencë për Salih Mustafën Tribunali Special


Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës me seli në Hagë ka njoftuar se të hënën do të mbajë një konferencë statutore për rastin ndaj Salih Mustafës.
Në Rregullorën e Procedurës dhe Provave të Dhomave të Specializuara të Kosovës, rregulla 96 thuhet se “Gjykatësi i procedurës paraprake thirr një konferencë mbi ecurinë e çështjes sa më shpejt që të jetë e mundshme, pas paraqitjes së parë të të aku*zuarit”.

Sipas të njëjtit rregull, nëse është e nevojshme, konferenca statusore mund të mbahet për një sërë çështjesh.
“Organizimin e shkëmbimeve midis palëve dhe, kur është e zbatueshme të Mbrojtësit të Viktimave për të garantuar përgatitje të shpejta për gjykimin; ndërmarrjen e hapave që mundësojnë çdo përgatitje të nevojshme prej palëve në mënyrë të zellshme dhe në kohë dhe rishikimin e ecurisë së çështjes dhe që palëve, e kur është e zbatueshme Mbrojtësit të Vik*timave, t’u jepet mundësia e ngritjes së problemeve në lidhje me çështjen”, thuhet në rregulloren përkatëse.

Mustafa u arr*estua më 24 shtator në shtëpinë e tij që gjendet në periferi të Prishtinës, pasi i ishte konfirmuar akt*akuza për dy*shimet për kryerjen e kri*meve të lu*ftës, përfshirë këtu veprat penale si: ndalim arbitrar, trajtim mizor, tor*turë dhe vr*asje të paligjshme.
Arr*estimi i Mustafës ishte i pari që nga themelimi i Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar – që njihen edhe si Gjykata Speciale – në vitin 2015.

Ish-eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, gjatë paraqitjes së parë para Dhomave të Specializuara në Hagë më 28 shtator, kishte zgjedhur që të mos deklarohet rreth aku*zave për kr*ime lu*fte që rëndojnë ndaj tij.
Sipas rregullave të Dhomave të Specializuara, Mustafa ka të drejtë që në një periudhë brenda 30 ditësh të deklarohet i pafajshëm apo i fajshëm për ak*uzat ndaj tij.

Aktakuza e konfirmuar e ngarkon Mustafën për ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje e paligjshme. Kr*imet për të cilat akuzohet Mustafa, sipas akt*akuzës, dyshohet se janë kryer gjatë muajit prill të vitit 1999 në një qendër ndalimi në fshatin Zllash që ndodhet në rrethinën e Komunës së Prishtinës. Gjatë seancës publike është thënë se “ekziston dyshimi i bazuar mirë se zoti Mustafa është përgjegjës për kryerjen e këtyre krimeve”.

Prokuroria e Specializuar në Hagë heton krimet e pretenduara të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 e deri në dhjetor të vitit 2000. Këto krime të pretenduara përmenden në një raport të Këshillit të Evropës, të vitit 2011, autor i të cilit është senatori zviceran, Dick Marty.
Zyra e Prokurorit të Specializuar i kishte paraqitur aktakuzat e para në muajin shkurt të këtij viti dhe pastaj edhe një në muajin prill.

Baby Boo